Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë, pas masakrës me katër të vrarë ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë.

Nga zjarri janë dëmtuar nëna dhe tre fëmijët, të cilët kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje të rëndë. Të plagosurit janë K. Gjoka 15 vjeç, D. Gjoka 18 vjeç, E. Gjoka  19 vjeç dhe A. Gjoka 30 vjeç.

Mësohet se të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, por do të dërgohen për në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Top Channel