Pësuan dëmtime në banesa nga zjarri ose përmbytjet, Bashkia Tiranë miraton dëmshpërblimin për 24 familje

04/07/2021 12:42

Bashkia e Tiranës u ka ardhur në ndihmë 24 familjeve të cilat kanë pësuar dëme në banesa nga zjarri ose përmbytjet. Këshilli Bashkiak, pasi ka shqyrtuar dokumentacionin nga institucionet përgjegjëse, ka miratuar edhe listën me familjet që do të marrin ndihmën financiare nga Bashkia e Tiranës për rikuperimin e dëmeve.

“Në vijim të komunikimit të mbajtur me Këshillin e Qarkut, Drejtoria e Përgjithshme e Objekteve në Bashkëpronësi, Administrimit të Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile ka përgatitur listën me 24 familjet që përfitojnë ndihmë financiare për shkak të dëmeve ndërtimore dhe në orendi/ pajisje elektroshtëpiake, të pësuara si pasojë e zjarrit, tërmetit dhe përmbytjes. Bazuar në VKM 329/2012, ndihma financiare për familjet, banesat e të cilëvë janë dëmtuar nga fatkeqësi të ndryshme është 50% e preventivit për dëmet ndërtimore dhe 100% e preventivit për dëmet në orendi/ pajisje elektroshtëpiake”, thuhet në relacionin që shoqëron vendimin.

Lista emërore e familjeve që përfitojnë kompesim financiar:

Nr Emër Mbiemër
1 Florenc Hoxha
2 Ismail Lloçi
3 Arjan Haxhi Jahja
4 Hashim Orgji
5 Roland+Denis+Erald Ahmetaj
6 Tafil Mera
7 Hamie Baçi
8 Lumturi Xhafa
9 Misir Hyra
10 Servet Ismailaj
11 Fiqirete Turullaj
12 Petrite Xhaferi
13 Nurie Koka
14 Lulzim Dervishi
15 Ilir Rrapo
16 Zeqie Hoxha
17 Ismail Plaku
18 Lulzim Plaku
19 Taze Dega
20 Agron Zguri
21 Lutfi Shtufi
22 Agim Abazaj
23 Ada                            Alek Kongoli                            Buda
24 Henrri Musaraj

 

Top Channel