“Një natë më parë ishin rikthyer për të rregulluar hotelin”, nëna me tre fëmijët në gjendje të rëndë. Ç’thonë familjarët (EMRAT)

04/07/2021 12:01

4 anëtarë të një familje kanë mbetur të plagosur rende në Velipojë pas shpërthimit të një bombole gazi. 

Të lënduar janë pronarja e hotelit Alketa Gjoka 40 vjeç,  me 3 fëmijët e saj, Danjela Gjoka 18 vjeç si dhe dy fëmijët e mitur 15 dhe 12 vjeç. Ata kishin mbërritur një natë më parë në hotel për ta përgatitur për ardhjen e turistëve të parë.

Mëngjesin e së dielës, kryefamiljarja ka tentuar të ndezë një prej bombolave të gazit, por ka patur rrjedhje, e cila më pas ka çuar në shpërthimin e saj. Flakët kanë përfshirë dhomën, por edhe të gjithë hotelin duke plagosur rëndë edhe 4 anëtarët e familjes Gjoka të cilët janë transportuar fillimisht për në spitalin e Shkodrës, por më pas për shkak të plagëve të marra janë nisur për në Tiranë.

Të afërmit  e familjes tregojnë se si ndodhi shpërthimi.

Përdorimi i bombolave të gazit vijon të mbetet një rrezik i përhershëm. 4 vite me parë, në qendër të Velipojës, rrjedhja e gazit në një biznes, shkaktoi dy viktima dhe disa të plagosur.

Top Channel