Bebe Rexha

Këngëtarja e famshme, Bebe Rexha ka përjetuar një situatë të frikshme gjatë një fluturimi ditën e djeshme. Ajo ka treguar se 50 minuta para zbritjes në pistë, piloti ka lajmëruar për një problem në kullën e trafikut ajror, duke e lënë pezull fluturimin e tyre.

Bebe ka treguar se së bashku me pasagjerët e tjerë ka qëndruar për dy orë në gjendje pritjeje dhe se një fluturim që zgjat 5 orë e gjysmë për ta ka shkuar gati 8 orë.

“Fluturimi ishte 50 minuta larg nga ulja në aeroportin JFK. Piloti dha lajmërimin se ka rrjedhje të ujit në kullën e trafikut ajror. Tashmë jemi në gjendje pritjeje për dy orë. Atyre iu desh të zhvendosin kontrollin e trafikut ajror në një lokacion tjetër. Ka vetëm një rrugë. Një fluturimi prej pesë orësh e gjysmë do të zgjasë 7 apo edhe 8 orë. Unë vetëm dua që të gjithë ne të zbresim të sigurt në tokë”, shkruan Bebe në një postim.

Më vonë ajo lajmëroi se aeroplanit i ndërruan kahje duke e zhvendosur drejt Uashingtonit, por sërish pasagjerët nuk janë lënë të dalin nga avioni. Si përfundim ajo ka treguar se avioni ka zbritur i sigurt, edhe pse dera e hyrjes është thyer. Bebe duket se e ka përjetuar keq gjithë këtë situatë, por në fund e rëndësishme është që të gjithë kanë zbritur në tokë të sigurt.

FOTO GALERI
1/21

Top Channel