I vodhi çantën maqedonases te “Uji i Ftohtë”, kapet 34-vjeçari. Arrestohet edhe një persona pasi…

04/07/2021 09:53
Foto Ilustruese

Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona si ka proceduar penalisht një tjetër , për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se mes të arrestuarve është edhe një 34-vjeçar, i cili akuzohet se i ka vjedhur çantën me sende personale një shtetaseje maqedonase tek zona e quajtur “Uji i Ftohtë”.

“Po nga specialistët  për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi I. B., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka vjedhur çantën me sende personale të një shtetaseje maqedonase, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë”, njofton policia.

Po ashtu është arrestuar edhe një i ri pasi është kapur duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 31 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi”.

Ndërsa penalisht është proceduar një 28 vjeçar, i cili gjatë një konflikti të çastit, në Dhërmi, ka goditur me grusht një tjetër shtetas.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan në gjendje të lirë, shtetasin E. F., 28 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit, në Dhërmi, ka goditur me grusht shtetasin L. M”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel