“Do të kisha kapur prej flokësh dhe…”/ Sindi zbulon çfarë i tha modelja pas debatit me Melisën. Debati i ashpër për virgjërinë

04/07/2021 15:37

Një debat i ashpër u zhvillua sot në studion e “Trotuar” në “E Diell” pasi Sindi, ish-konkurrentja e “Për’puthen” u përfshi në diskutim me modelen, Erjola Doçi.

Sindi tha se menjëherë pas debatit të saj me Melisën, ku i kishte thënë kësaj të fundit “T’i je për një kafe”, në një sallon Erjola i kishte thënë se “Unë po të kisha qenë në vend të Melisës do të kisha kapur prej flokësh dhe do të kisha dhunuar në mes të skenës”.

Debati:

Sindi: Pas debatit që kam pasur me Melisën, jemi takuar në sallon dhe ke qenë ti që më ke thënë ‘Unë po të kisha qenë në vend të Melisës do të kisha kapur prej flokësh dhe do të kisha dhunuar në mes të skenës’. Dhe nëse unë promovoj paragjykimet për femrat, ti çfarë promovon me atë gjë që me the ti në mes të sallonit?

Erjola: Ti Sindi je viktimizuar, viktimizohesh dhe kështu do  ngelesh.

Sindi: Jo më kthe përgjigje për atë që të pyeta.

Erjola: Prit se që të të dal te përgjigja unë e kam me paralojë!

Sindi: Më kthe përgjigje direkte, paralogjet mbaji për vete.

Erjola: Je ti që ke thënë po mos të deklaroja që jam e virgjër nuk do më kishte pranuar autorja. Mohoje këtu.

Sindi: Jo!

Erjola: E ke thënë. Nuk flas me njeri që përgënjeshtrojnë fjalët në fytyrë.

Melisa u tregua Melisa shumë e zonja që realisht reagoi si burrneshë sepse ti thua gjatë gjithë kohës më bullizojnë. Sindi ngatërron kritikën dhe kundërpërgjigjen me bullizmin. Jo detyrimisht nëse unë ty të kritikoj për diçka që ti mund ta marrësh konstruktive duhet të thuash që më bullizove. Bullizimi është dhunë verbale. Ti thua gjithë kohës jam feministe dhe shkon i thua tjetrës je për një kafe. Realisht ke një botëkuptim shumë të cekët.

Sindi: Nuk e mora përgjigjen.

Erjola: Unë nuk e di se si do kisha reaguar po ti je një femër… Mos më bëj nënqeshje. Thjeshtë kritikën mos e ngatërro me bullizmin.

FOTO GALERI
1/24

Top Channel