Bulqizë/ Vendi i shenjtë ‘i rrethuar’ nga mbeturinat e lëna pas festës së pelegrinazhit

04/07/2021 17:33

Pas festës së pelegrinazhit që u mbajt më datë 29 qershor, në Ballem Sulltan, në njësinë Martanesh, të bashkisë Bulqizë, vendi i shenjtë po përballet me mbeturinat e lëna nga pelegrinët.

Çuditërisht, deri më tani nuk është marrë asnjë masë për pastrimin e tyre.

Ballem Sulltani është shpallur nga Ministria e Turizmit monument kulture, si dhe zonë e mbrojtur.

Është e vetmja zonë që frekuentohet nga turistët dhe ata vendas, për mrekullitë që i ka falur nëna natyrë.

FOTO GALERI
3/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA