Ish-spitali Covid 3 do të shndërrohet për të ofruar shërbim mjekësor për sëmundjet infektive.

Pacientët me sëmundje infektive, jo Covid kanë tanimë një pavion të posaçëm ku mund të drejtohen. Në fillim të pandemisë, shërbimi infektiv u kthye në Covid 1 dhe këta pacientë ishin shpërndarë nëpër pavione të tjera në QSUT .

Prej ditësh nuk ka pasur asnjë të shtruar në spitalin Covid 1, por ky spital do të vijojë të qëndrojë në gadishmëri për pacientët me Covid”, sqaron Arjana Strakosha.

Top Channel