Pamjet e aksidentit të katërfishtë në Lezhë/ Mes të plagosurve edhe dy adoleshentë, zbulohet shkaku i aksidentit

03/07/2021 18:58
Foto Ilustruese

Një aksident rrugor, me 4 automjete të përfshira, ndodhi pasditen e kësaj të shtune në në aksin rrugor Shkodër-Lezhë.

Tre automjete janë me targa shqiptare një me targe italiane. Si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime të lehta një 12-vjeçar, një 17-vjeçar, një 25-vjeçar dhe një 58-vjeçare, të gjithë pasagjerë në mjetet e përplasura.

Aktualisht ndodhen në spitalin rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Dy nga drejtueset e mjeteve ishin femra, ndërsa shkak i aksidentit dyshohet të jetë parakalimi i gabuar i automjetit me targa italiane.

Në vijim të informacionit paraprak, policia bën me dije së në aksident janë përfshirë automjeti tip “Volkswagen ” me drejtuese shtetasen A.L.,banuese në Tiranë, automjeti tip “BMW” me drejtuese shtetasen E.R.,banuese në Tiranë ,automjeti tip “Landrover” me drejtues shtetasin A.L.,banues në Shkodër dhe automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin A.V.,të cilët janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

Top Channel