Në makinë me celularë dhe mallra të tjerë kontrabandë, arrestohet 53-vjeçari në Fier

03/07/2021 14:41

Një 53-vjeçar është arrestuar sot në Fier, pasi gjatë kontrollit, në makinë iu gjetën mallra kontrabandë.

Shtetasi me iniciale N.G. po udhëtonte me mjetin top “Citroen”, kur në policia ndaloi mjetin në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”. Ai kishte me vete 98 celularë, aksesorë dhe mallra të tjerë, të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës, të cilët u sekuestruan si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posacme “Shqiponja”, pas informacioneve të siguruara në rrugë policore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. G., 53 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Vija e ngjalës” u kap duke transportuar me mjetin e tij tip “Citroen”, disa mallra që dyshohet se janë kontrabandë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 98 celularë të markave të ndryshme, një sasi e madhe aksesorësh për celularë si edhe dhe mallra të tjerë të ndryshëm të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.

Top Channel