BE ka ndër standardet më të larta të mirëqenies së kafshëve në botë. Por ka ende vend për përmirësime prandaj Komisioni Evropian (KE) synon ndalimin me ligj të mbajtjes së kafshëve në kafazë.
“Kafshët janë qenie të ndjeshme dhe ne kemi përgjegjësi morale dhe shoqërore për të siguruar që kushtet në fermat e kafshëve ta pasqyrojnë këtë,” tha komisionerja e BE-së për shëndetin, Stella Kyriakides.
Legjislacioni i ri pritet të propozohet deri në vitin 2023 dhe ndryshimet do të zbatohen gradualisht deri në vitin 2027.
Ndryshimi i ligjeve vjen si pasoje e një peticioni i cili arriti të mbledhë më shumë se 1.4 milionë nënshkrime.
BE ka ndër standardet më të larta të mirëqenies së kafshëve në botë. Megjithatë, sipas një raporti të organizatës “End the Cage Age” aktualisht 94% e lepujve nëpër ferma mbahen në kafazpo ashtu si dhe 49% e pulave dhe 85% e derrave.
Ndryshimet do të përcaktohen për çdo specie duke inkurajuar alternativa ndaj mbajtjes në kafaze bazuar tek nevojat specifike që ka çdo kafshë. Fermerët do të mbështeten përmes subvencioneve qeveritare në mënyrë që të mund të përditësojnë pajisjet e tyre dhe të marrin trajnimin përkatës për to.
Të 27 vendet anëtare të BE-së, plus parlamenti Evropian, duhet të bien dakord për legjislacionin që ai të miratohet. Për zbatimin e rregullave të reja janë pastaj përgjegjëse vendet anëtare./DW
Top Channel