Ajo quhet Gjustina Grishaj, por askush nuk e njeh me këtë emër.

55 vjeçarja ka hequr dorë nga gjinia e saj e u betua për virgjëri të përjetshme kur ishte 23 vjeç e vendosi të merrte të gjithë veçoritë që karakterizon një burrë  në një kohë patriarkale kur gruaja trajtohej si pronë e burrit. E me dëshirën e saj ajo u kthye një burrneshë.

Ajo është burrnesha e vetme e mbetur në Malësi të Madhe dhe vazhdon beson te zgjedhja e saj.

As zemrën as mendjen nuk e ka sprovuar me ndjenjat e dashurisë për dikë të veçantë, por për të dashuria është më universale. Edhe pse familja për Dunin është më e rëndësishmja, ajo nuk preferoi ta krijojë vetë një familje të saj!

Top Channel