Pandemia e covid-19 dhe shpëtimi prej saj me anë të vaksinimit  ka frymëzuar fëmijët.

Nxënësit e klasës së dytë në shkollën ‘Ernest Koliqi’  i kanë marr më të mirën kësaj situate dhe plot kreativitet dhanë një shfaqje përpara prindërve të tyre që gjatë gjithë kohës I shihje të qeshur e duke duartrokitur.

“Unë jam Pfizer, vaksina më e kërkuar 90% efektive”

“Unë jam Moderna më mbrojtëse se kolegia ime Pfizer plot 95%” , thanë fëmijët.

Edhe pse të vegjël, ata kishin informacionet e nevojshme për shumëllojshmërinë e vaksinave anticovid që i thanë me humor.

“Unë jam Astrazeneca, vaksinoj edhe të varfërit”, tha një fëmijë tjetër.

Fëmijët që flisnin për vaksinat ishin përshtatur edhe në veshje si to, e  Përballë bashkëmoshatarëve të tyre të veshur si mjek përpiqeshin ti bindnin për certifikimin.

Top Channel