Aksident i rëndë në Lezhë/ Përplasen automjetet, përfundojnë në spital 4 persona

03/07/2021 18:17

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, ku janë përplasur disa automjete.

Për pasojë, janë dëmtuar 4 persona, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Shkodër dhe Lezhë.

“Rreth orës 17:25, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në fshatin Mabë, ka ndodhur një përplasje automjetesh ,ku për pasojë kanë marrë dëmtime 4 shtetas, të cilët janë transportuar në spitalin Rajonal Shkodër dhe Lezhë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel