Vlorë/ Nën efektin e alkoolit, pas konfliktit vëllai qëllon me çifte motrën

02/07/2021 17:12

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Bishan të Vlorës.

Sipas një njoftimi zyrtar të bërë nga policia mësohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 60-vjeçari Seit Danaj ka plagosur me çifte motrën e tij, Bukuroshe Hoxha, rreth 66-vjeçe.

E lënduar është nisur menjëherë drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorit, ndërsa nga hetimet e para hetimore dyshohet se ky i fundit ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

“Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel