Vijon operacioni në Spille, hiqen 450 çadra dhe 950 shezlongë
02/07/2021 13:44
Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.
Sot kontrollet kanë vijuar edhe në territorin e plazhit në Golem dhe Spille, ku si rezultat gjatë paradites së sotme janë kontrolluar 20 parcela dhe janë liruar 9 të tilla, duke hequr 450 çadra dhe 950 shezlongë.
Dy ditë më parë janë liruar 44 parcela, duke hequr 1292 çadra dhe 2584 shezlongë. Ndërkohë operacioni vijon pa probleme.
Top Channel
Nuk kishin prekur as topin! Goli më i shpejtë i Botërorit lë pa fjalë tifozët, mjaftuan 71 sekonda lojë.