“Ushtarë të pavdekshëm”, testohet “pilula e mrekullisë” te trupat amerikane

02/07/2021 12:29

Komanda e operacioneve special e SHBA do të nisë vitin që vjen testimin e një pilule kundër plakjes, raporton Breaking Defense në një artikull të publikuar së fundi.

Website i fokusuar tek lajmet e mbrojtjes citon kreun e kësaj komande, Tim Hawkins, të pohojë se këto përpjekje nuk synojnë krijimin e tipareve fizike, të cilat nuk ekzistojnë tashmë natyrshëm.

Kjo bëhet për të forcuar gadishmërinë e trupave tona për misione, duke përmirësuar karakteristikat e perfomancës, që zakonisht nisin e bien me kalimin e moshës”, është shprehur Hawkins. Sipas Breaking Defense, SOCOM ka bashkëpunuar me laboratorin Metro International Biotech për krijimin e pilulës së rinisë.

Praktikisht, po punojmë me partner që janë liderë të industrisë, si dhe me institucione kërkimore për të prodhuar një pilulë e të cila të mund të përdorët nga personeli ushtarak dhe nga civilët. Përfitimet prej saj mund të përfshijnë një performancë të përmirësuar njerëzore- si rezistencë më të gjatë dhe shërim shumë më të shpejtë nga plagët”, shtoi Hawkins, në një pohim që i ngjasoi më shumë një skenari hollivudian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA