Stina e zjarreve të qëllimshme, çdo ditë në Elbasan regjistrohen tre vatra zjarresh

02/07/2021 15:22

Stina e verës me temperatura ekstreme sjell me vete edhe një situatë të vështirë përsa i përket zjarreve. Çdo ditë reparti zjarrfikës në Elbasan menaxhon 2-3 raste zjarresh, kryesisht të qëllimshme apo nga pakujdesia.

Zjarrfikësit bëjnë apel për kujdes pasi çdo vit zjarret e dala jashtë kontrollit kanë lënë pasoja të mëdha mjedisore e jo vetëm.

Ndëshkimet për piromanët janë thuajse inekzistente. Kjo ka bërë që situata të mos ndryshojë dhe çdo verë e vjeshtë sipërfaqe të tëra të pushtohen nga flakët.

Top Channel