Qyteti Studenti mbetet pa drita në mesditë, njoftohet për punime në rrjet

02/07/2021 11:42
Foto ilustruese

OSHEE njofton se po punon sot në linjat e tensionit të mesëm dhe rikonstruksionin e kabinave në kryeqytet.

Për pasojë, do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, nga ora 11:30 deri në orën 13:30 në:
Qytetin Studenti, vilat Gjermane ( rruga “Irfan Tërshana”) , rruga “Kristaq Capo”, Lagjia “Mumajes”.

Njoftimi i OSHEE-së:

Në kuadër të investimit në ndërtimin e linjave të tensuonit të mesëm dhe rikonstruksionin e kabinave, në datën 2 korrik gjatë intervalit kohor 11:30-13:30 do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:
Pjesërisht zona e qytetit Studenti, vilat Gjermane ( rruga “Irfan Tërshana”) , rruga “Kristaq Capo”, Lagjia “Mumajes”

Top Channel