Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.

Kontrollet nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Task-Forca e veçantë në përbërje të së cilës ka 2 grupe FNSH, 2 grupe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, shërbime të Komisariatit të Policisë Vlorë, Himarë, Sarandë, Policia Bashkiake dhe struktura të mjedisit të Policisë Bashkiake, kanë vijuar edhe në territorin e plazhit në qarkun Vlorë.

Policia njofton se deri në këto momente janë kontrolluar 43 subjekte, të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje.

Një ditë më parë janë kontrolluar 71 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse, ndërkohë operacioni vijon pa probleme.

Top Channel