Në super operacionin e trafikut ndërkombëtar të drogës, korrupsionit, abuzimit me detyrën dhe pastrimit të parave që po zhvillohet mes autoriteteve shqiptare dhe Antimafias Italiane, janë arrestuar edhe dy ishoqëruesit e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Agustin Deda dhe Hekuran Marku në kohën e kryerjes së veprave penale në vitin 2016  ishin me detyrën e prestarëve të grupit te shoqërimit të ish- Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ata nuk janë më pjesë e radhëve të policisë pasi në vitin 2017 e kanë lënë detyrën.

Dy shoqëruesit e ish-minstrit, Saimir Tahiri, Agustin Deda dhe Hekuran Marku

“Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm”, shkruhet në njoftimin e SPAK.

Megaoperacioni i SPAK në bashkëpunim me Antimafian Italiane në 4 shtete, Shqipëri, Itali , Spanjë dhe Mal të Zi zbuloi grupet kriminale dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë të përfshirë në krim.

Shefi i Trafikut të Antidrogës, Ilirjan Balla  është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e drogës si një ndër organizatorët.

Nga operacioni në 4 shtete janë sekuestruar mbi 6 ton lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashash, me vlerë mbi 55 milionë euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Janë sekuestruar 12 pasuri të paluajtshme si apartamente, troje, restorante, 4 shoqëri tregtare dhe disa automjete, te cilat arrijnë në vlerën e disa miliona euro.

Top Channel