Gjykata nuk ka vonuar për të marrë vendimin për 25 shqiptarët e përfshirë në rrjetin kriminal të zbuluar nga bashkëpunimi i SPAK dhe antimafias Italiane.

Gjykata vendosi masën “Arrest me burg” për: Aleks Memaj, Jovan Memaj, Aleksandër Neço, Shkëlzen Kamberi, Benard Tahiraj, Marenglen Çaçi, Erind Hysomemaj, Klajdi Ademi (Hysomemaj), Erion Hoxhara, Çezar Gjomemo, Saimir Kurti, Malton Lleshi, Shkëlzen Daci, Eltjon Bregasi, Paul Deda, Hekuran Marku, Hamid Seferi, Leonidha Sejdiaj, Ilir Gaba, Luan Zylyftari, Geri Zylyftari,  Toni Kushi, Erlind Zylyftari, Arta Zylyftari, Festim Lelaj.

Ndërsa vendosi masën “Arrest Shtëpie” për Artur Krasniqin, Ilirjan Balla, Maksim Soto.

Megaoperacioni i SPAK në bashkëpunim me Antimafian Italiane në 4 shtete, Shqipëri, Itali , Spanjë dhe Mal të Zi zbuloi grupet kriminale dhe zyrtarë të lartë të drejtësisë të përfshirë në krim.

Shefi i Trafikut të Antidrogës, Ilirjan Balla  është i përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e drogës si një ndër organizatorët.

Nga operacioni në 4 shtete janë sekuestruar mbi 6 ton lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashash, me vlerë mbi 55 milionë euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Janë sekuestruar 12 pasuri të paluajtshme si apartamente, troje, restorante, 4 shoqëri tregtare dhe disa automjete, te cilat arrijnë në vlerën e disa miliona euro.

Top Channel