Më të lirë në korrik/ Kërkohet më shumë liri për argëtime gjatë vetës

02/07/2021 15:25

Masat kundër Covidit janë liruar kohë pas kohë, por 1 korriku shënoi zyrtarisht lehtësimin e tyre. Ora policore u shty nga ora 24 deri në 6 të ditës tjetër. Lejohen aktivitetet sportive, artistike, teatrore, por me pjesëmarrje 30 %. E vetmja masë që nuk u lirua është që muzika luhet deri në orën 22.

“U liruam, por duhet të jemi të përgjegjshëm në radhë të parë për veten tonë dhe për të tjerët. Jam ku i kemi maskat që të dy. Ne I mbajmë në autobus, supermarket, bankë etj. Vaksinat I bëmë që të dy dhe tani ndihemi të lirë”.

“Po pse nuk duhet ta lejojnë muzikën, tani që është koha e pushimeve, vijnë edhe turistët. Gjithë ajo kohë në izolim, të gjithë kemi nevojë për pak dëfrim, se gjithë kohën Covid, Covid, Covid”.

“Ishalla nuk po na vjen varianti indian Delta”.

“Duhet të ruhemi nga ky i mallkuar Covid, sepse ekziston edhe variant Delta që është shumë më agresiv se virusi tjetër. Unë kur flas me njerëz të tjerë vë direkt maskën. Gjithmonë liria ka një përgjegjshmëri, dhe kufiri i saj është maska, për mendimin tim”.

Ora policore 12 e natës me 6 të mëngjesit tjetër është mirë, sepse përfytyro ato grumbullimet e mëdha, kërcimi, afrimi me njëri-tjetrin, vetëm i favorizojnë epidemitë. Ku ka grumbullime, ka fatalitete. E provoi koha.

Prej ditësh, fatmirësisht nuk ka viktima nga Covidi dhe janë minimale rastet e prekura nga ai. Sfida jonë e madhe tani është të shijojmë lirinë, por me përgjegjshmëri.

Top Channel