Leli takohet me kryebashkiakun e Milanos: Biseduam për motivimin e turistëve të Italisë së veriut për të vizituar vendin tonë

02/07/2021 22:22

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli është takuar me kryebashkiakun e Milanos Giussepe Sala në zyrën e tij.

Me anë të një postimi në Facebook, Leli bën me dije se kanë diskutuar për motivimin e turistëve të Italisë së Veriut për të vizituar Vlorën dhe vendin tonë.

Leli tha se turizmi është bërë shkak për të diskutuar reth projekteve që do të rrisin hapësirat e bashkëpunimit dhe do të fuqizojnë miqësinë.

“Megjithëse me angazhimin e zgjedhjeve bashkiake, me Kryetarin e Bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala, u takuam në zyrën e tij për të folur jo vetëm rreth gjithë historisë që na ka bashkuar, por edhe për gjithë përmasën që mund t’i japim Vlorës, në të ardhmen, duke rritur motivimin e turistëve të Italisë së veriut për të vizituar vendin tonë. Si qeliza e zhvillimit të qytetit, turizmi u bë shkas për të diskutuar rreth projekteve që do të fuqizojnë miqësinë dhe do të rrisin hapësirat e bashkëpunimit”, shkroi Leli.

Top Channel