KQZ “fal” kryebashkiakun/ Qerim Ismailaj rezultonte se kishte marrë dënim në Greqi

02/07/2021 15:12

Kryebashkiaku socialist i Mallakastrës, Qerim Ismailaj  do të vijojë detyrën edhe pse ishte i dënuar me 3 vite burg në Greqi për rrahje. Si varkë shpëtimi Kryebashkiku përdori argumentin e Prokurorisë se dënimi për  rrahje në Greqi në vendin tonë cilësohet si kundravajtje penale që  parashikon vetëm  gjobë.

Syzet e organit te akuzës  i vendosi edhe  Komisioneri Ilirjan Celibashi, vendimmarrja e të cilit ndryshoi nga ajo e  paraardhësve te  tij për dekriminalizimit.

Celibashi: Çfarë ka thënë Prokuroria në shkresën e saj për këtë rast. Ka thënë se ky dënim në shtetin grek në Shqipëri dënohet me gjobë.

Qytetari i parë  i Mallakstrës duhet ta deklaronte këtë episod të së shkuarës së tij,  por avokati mbrojtjes  këmbënguli se i zgjedhuri socialist  nuk ishte në dijeni të dënimit.

Avokati Besnik Strati- Vendimi është dhënë në mungese. Ai nuk ka rrahur njeri ishte vetëm prezent madje  është dëmtuar në përleshje, ka qenë në koma.

Demokratët si palë  në proces nuk ishin dakord me vendimin duke paralajmëruar ankimim në KAS.

Top Channel