Do diskutohet mes Italisë dhe Spanjës gjysmëfinalja e parë e Euro 2020. Në Allianz Arena në Munich Italia e Roberto Mancinit eliminoi një nga favoritet kryesore për t’i shkuar deri në fund këtij Europiani duke mposhtur 2-1 Belgjikën.

Të kaltrit e çuan në 32 numrin e ndeshjeve pa humbje në një sfidë ku treguan të gjithë forcën e tyre që në fraksionin e parë. Fillimisht Italisë iu anulua një gol për pozicion jashtë loje të Bonuccit.

Megjithatë Barella me një gol të bukur dhe Insigne me një perlë nga distanca i dhanë avantazhin e dyfishtë Italisë që në pjesën e parë, por në fundin e saj Doku fitoi një penallti të cilën e kthehu në gol Romelu Lukaku.

Në pjesën e dytë Italia u mbrojt mirë ndërkohë që Belgjika nuk kishte forcë për të ndryshuar fatet e ndeshjes, dhe në fund festa ishte e gjitha për italianët.

Top Channel