Hapet kalimi në Kapshticë/ Prej nëntorit kjo pikë doganore ishte e bllokuar

02/07/2021 15:06

Pas muajsh të tërë e mbyllur pika e kalimit kufitar të Kapshticës është hapur plotësisht për lëvizjen e të gjitha kategorive të udhëtarëve, por pavarësisht këtij lajmi lëvizjet janë të pakta.

Lajmet kontradiktore të një dite më parë, por edhe vonesa e autoriteteve greke për të hequr kuotën prej 400 personash nga sistemi PLF duket se kanë vendosur përsëri në vështirësi udhëtarët. Në 24 orët e fundit në Kapshticë kanë hyrë 615 dhe kanë dalë 104 shtetas shqiptarë. Ndërkohë edhe kampionet që një ditë më parë nuk u lejuan të kalojnë sot kane mundur të kalojnë normalisht.

Prej nëntorit dalja nga Shqipëria për në Greqi nga Kapshtica ka qenë e bllokuar ndërsa prej muajit të kaluar u lejua vetëm kalimi i 400 punëtorëve sezonalë në ditë ndërkohë që tani kjo kuotë dhe orari janë hequr ndërsa për të kaluar kufirin çdo person duhet të ketë me vete formularin PLF, certifikatën e vaksinimit apo testin PCR.

Top Channel