Ekspozitë me fluturat e molusqet/ Divjakë, 500 specie ekspozohen në Parkun Kombëtar

02/07/2021 15:30

Një ekspozitë e veçantë për florën dhe faunën e Parkut Kombëtar dhe bregdetit u hap në Divjakë. 

Pas një pune 15 vjeçare studiuesi Altin Hila ka mbledhur mbi 500 specie fluturash si dhe molusqe te bregdetit e lagunës.

Endomologia nga Kosova, Fahrie Zhushi – Etemi vlerëson ekspozitën e Hilës.

Ekspozita u vjen në ndihmë jo vetëm biologëve, por studentëve të fakulteteve të biologjisë dhe endomologjisë në Tiranë e Prishtinë.

Top Channel