Edhe në Darzezë hiqen çadra e shezlongë, procedohet penalisht administratori i një biznesi

02/07/2021 13:49

Ndërsa edhe në Pishë Poro, Darzezë, vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, Policia ka proceduar penalisht administratorin e 1 subjekti, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. 

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u procedua penalisht shtetasi:  Z. H., 51 vjeç, banues në Fier.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Pishë Poros, Darzezë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente. U sekuestruan 33 çadra dhe 66 shezlongë”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

 

Top Channel