Anila Hoxha zbardh detaje të reja/ Ish-shoqëruesit e Tahirit dyshohet se trafikuan 1016 kg kanabis. Policia ia kishte sekuestruar dy personave (EMRAT)

02/07/2021 17:22

Zbardhen detaje të reja nga dosja ku dolën në skenë si të dyshuar zyrtarë policie të Vlorës dhe dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas burimeve të sigurta të gazetares Anila Hoxha, Agustin Deda dhe Hekuran Marku në bashkëpunim me katër shtetas italianë dhe një shtetas shqiptar të quajtur Eltjon Bregu trafikuan në rrugë detare nga Shqipëria drejt Italisë ngarkesën 1016 kilogramë kanabis, e cila i është sekuestruar shtetasve Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini që janë arrestuar në kuadër të procedimit 16654 të prokurorisë së Barit.

Në këtë dosje dy ish truprojat dyshohet se kultivuan drogë me shtetasin E. Bregu dhe tentuan ta trafikonin për tua dorëzuar katër italianëve, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Si dëshmitarë drejtësie dy nga skafistët kanë pranuar të kthehen bashkëpunëtorë dhe të penduar të drejtësisë, kurse më pas iu shtuan listës së të penduarve edhe  Mariglen Shusha dhe Donial Drolli si dhe Elton Hamza.

FOTO GALERI
1/3
Agustin Deda

Top Channel