Zjarri vijon të shkatërrojë pemët në Malin e Tomorrit/ Pamjet e zjarrfikësve duke luftuar me flakët

01/07/2021 09:33

Flakët në kurorën me pisha në malin e Tomorrit vijojnë të jenë prezente.

Prej katër ditësh flakët vijojnë të djegin pemët e hapësirës të shpallur zonë e mbrojtur.

Terreni i vështirë ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha duke djegur një sipërfaqe të madhe të malit.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren për të shuar flakët, ndërkohë kërkohet ndihmë nga ajri me helikopter prej terrenit të vështirë shkëmbor.

Gjate natës duken disa vatra të reja që janë përhapur në malin me pisha të Tomorrit .

Era e madhe e ditës së djeshme dhe temperaturat e larta kanë bërë që të përhapet më shumë zjarri . Tereni shume i vështirë malor shkëmbor në malin e Tomorrit ka vështirësuar punën e zjarrfikëseve për të fikur zjarrin.

Ndihma ka ardhur edhe nga ajri, por hedhja e ujit nga helikopteri nuk ka sjellë neutralizimin e vatrave të zjarrit .

Pamjet e zjarrit janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit së ditës së sotme ku shihen qartë disa vatra.

Sipas burimeve nga zjarrfikësja e Poliçanit deri më tani janë djegur rreth 20 hektarë tokë.

Veç zjarrit që është i pranishëm, problemi tjetër është djegia e pishave që janë në lartësi, pasi kur ato shkëputen  rrezikojnë përhapjen e vatrave të reja të zjarrit.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA