SHBA jep alarmin: Kina po krijon mbi 100 struktura për raketa bërthamore në shkretërirë

01/07/2021 16:12

Kina po krijon më shumë se 100 struktura për raketa bërthamore në shkretëtirë thonë të alarmuar zyrtarë amerikanë pas analizimit të fotove satelitore, e kjo përfaqëson sipas tyre një zgjerim të mundshëm të kapaciteteve nukleare të vendit.

Analistët paralajmëruan se një lëvizje e tillë përbën një zhvillim mjaft shqetësues, veçanërisht duke pasur parasysh tensionet në rritje mes Kinës dhe perëndimit. Lajmi, i raportuar më së pari nga Washington Post, flet për të paktën 119 struktura që mbajnë raketa baliste ndërkontinentale. Ato janë diktuar në shkretëtirën e Gansusë.

Eksperti ushtarak amerikan Jeffrey Lewis pohoi për të përditëshmen prestigjoze se beson që Kina “është duke e zgjeruar fuqinë e saj atomike në mënyrë që të arrijë të mposhtë mbrojtjen raketore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Besohet se Pekini zotëron sot gati 350 koka me mbushje bërthamore, 30 më shumë se vitin e kaluar, një shifër kjo e cila për pak i afrohet niveleve të SHBA-së apo Rusisë, sipas Institutit Ndërkombëtar të Paqes në Stockholm.

Në mesin e një gare armatimesh dhe përkeqësimi të marrëdhënieve me Washingtonin, si Kina ashtu edhe Rusia janë ngurruese kur vjen fjala tek reduktimi i arsenatit të tyre. Në muajin prill, kreu i forcës nukleare amerikane paralajmëroi për një “zgjerim befasues të aftësive bërthamore kineze”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA