Nëna që abuzoi seksualisht me shokët e vajzës së mitur dënohet me 64 vjet burg në SHBA (fotot)

30/06/2021 16:28

Një nënë nga Nebraska, SHBA që abuzoi seksualisht me shokët e të bijës që po qëndronin në shtëpinë e saj, duke u dhënë pije alkoolike dhe çamçakëzë me mariuanë, do të qëndrojë të paktën gjashtë dekada prapa hekurave ka vendosur dje një gjykatës.

38 vjeçarja Christina Greer, u dënua me 64 deri në 102 vjet burg për disa akuza sulmi seksual dhe ndërhyrje të jashtëligjshme me dëshmitarët.

Prokurorët i thanë jurisë se Greer abuzoi seksualisht me dy djem 12 e 13 vjeç, kur ata vizitonin vajzën e saj 11 vjeçare, duke fjetur në shtëpinë e tyre gjatë fundjavave, nga fundi i vitit 2017 deri në fillim të 2018.

Në disa prej festave mes tyre përfshiheshin lojra me pije alkoolike dhe droga, kishte thënë vetë  bija e të dënuarës në gjyqin e nisur në 2019. Fëmija tha se miqtë e saj deheshin “çdo herë” dhe se Greer u thoshte atyre të mos i tregonin njeriu për pijet “sepse kjo i hapte telashe dhe mund të humbiste kujdestarinë e fëmijëve.”

Pedofilja e dënuar kishte joshur djemtë të bënin seks me të madje kishte bërë foto të abuzimit.

Keto të fundit u gjetën në celularin e një prej viktimave, sipas prokurorisë së Sarpy.

“Viktimat e kishin kaluar shumë keq historinë,” tha prokurori Phil Kleine në një deklaratë. “Shpresoj që me dënimin e dhënë viktimat të mund të gjejnë njëfarë qetësie për të vazhduar me jetën e tyre.”

Greer u shpall fajtore për tre akuza sulmi seksual ndaj një të mituri, gjashtë akuza abuzimi me të miturit, dy akuza për ndikim te dëshmitarët. Për dy akuza të tjera ajo u shpall e pafajshme.

FOTO GALERI
1/5
Një nënë nga Nebraska, SHBA që abuzoi seksualisht me shokët e të bijës që po qëndronin në shtëpinë e saj, do të qëndrojë të paktën gjashtë dekada prapa hekurave

Top Channel