Protesta për familjen Gushi/ Motrat e të ndjerës Silvanë rrëqethin me fjalët: Dhimbja na ka bllokuar! Nuk duam të vrasim dhe të presim, por…

29/06/2021 19:29

Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë të Patosit kanë dalë në protestë në sheshin Europa në Fier, për familjen Gushi dhe për të vendosur drejtësi.

Familja Gushi, e përbërë nga katër anëtarë, nëna, babai dhe dy vajzat humbën jetën në mënyrë tragjike, pas një aksidenti që rezultoi fatal për ta.

Në protestë, ishte edhe motra e të ndjerës Silvana Gushi, e cila teksa i kë dedikuar një poezi që e ka shkruar vetë, i bën thirrje të gjithë atyre që kërkojnë adrenalinë të shkojnë dhe ta mbysin atë në lumë apo det.

“Unë jam mësuese dhe shikoj nxënësit  mi që pa patenta bredhin rrugëve me shpejtësi të madhe dhe nënat i presin te pragu i derës, se nuk e dinë a do kthehen gjallë apo jo. Është një ditë, një jetë që nuk e kuptojmë se ku jetojmë dhe njerëz të pandërgjegjshëm që bredhin rrugëve thjeshtë për adrenalinë. Por nëse dëshirojnë adrenalinë detin, lumin e kanë aty të freskohen se vapë është, të freskohen jo të na marrin jetët. Zoti na ka dhënë një jetë për të jetuar dhe jo për të na marrë më qafë i ligu dhe njerëzit pa tru e pa mend.

Kisha shumë fjalë por dhimbja na ka bllokuar. Kam një poezi që e kam bërë enkas për motrën time Silvanën dhe për fëmijët e saj, mbesat e mia dhe mbesat e hallës sime Fatbardhës që tani është fatzezë”, tha njëra nga motrat e Silvanës.

Po ashtu edhe një tjetër motër e të ndjerës kërkon drejtësi për viktimat.

“Dua drejtësi, nuk dua të vrasim dhe të presim, Nuk kemi fjalë ta përshkruajmë se çfarë dhimbje kemi. Ju lutem shteti të na ndihmojë të gjitha familjet në situata të tilla, të vendosë drejtësi dhe jo të ketë korrupsion”, u shpreh ajo.

FOTO GALERI
8/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA