Audicionet për konkurrentët e sezonit të ri, “Për’puthen on Tour” mbyll turneun në Tetovë

29/06/2021 19:34

“Për’puthen on Tour” zhvilloi audicionin e radhës në Tetovë.

Një numër i madh fansash pritën organizatorët dhe protagonistët e emisionit më të ndjekur në Shqipëri në Qendrën për Kulturë “Ilo Anteski Smok”. Në pamje duket se si vrapojnë vetëm për një takim me protagonistët dhe më pas për tu futur në radhë për audicionet.

Si në çdo qytet tjetër ku janë zhvilluar audicione, kanë qenë të shumtë ata që kanë ndjekur çdo puntatë të “Për’puthen” dhe kanë dalë thjesht për një takim me protagonistët dhe të tjerë për të marrë pjesë në audicione në mënyrë që të jenë pjesë e programit në sezonin e ardhshëm.

“Përputhen on Tour” ka zhvilluar audicione të hapura në qytetet më të mëdha në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi.

Top Channel