Ftesë në 5/ Festoi ditëlindjen me ish-burrin dhe të shoqin, Silva Heijneman: Dashuria për ish-in s’ mbaron!

29/06/2021 19:26

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Silva Heijneman, e cila përmes një lidhje Skype nga jugu sqaroi se ç’ndodhi në festën e ditëlindjes së saj.

Këtë fundjavë Silva festoi ditëlindjen dhe ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte prezenca e ish-bashkëshortit dhe burrit aktual hollandez në një tavolinë.

E pyetur nga Bieta, Silva pranoi se kjo nuk është një situatë shumë familjare për mentalitetin shqiptar, por mjafton që e bën të lumtur.

“Dashuria është shumë e gjerë dhe nuk ka të bëjë që ti thjesht je në një lidhje dhe dashuria përkon vetëm me këtë fakt. Ti mund të kesh mbyllur një martesë dhe ti mund ta duash prapë ishin tënd, sepse dashuria mbetet përgjithmonë. Xhorxhin unë e dua si një mik, që më ka qendruar gjithnjë pranë dhe nuk kisha si të mos e ftoja”, tregoi ajo.

Silva më tej shtoi se Xhorxhi dhe Dick, partneri i saj hollandez kanë një marrëdhënie shumë të mirë.

Ata kalojnë kohë të përbashkët gjatë pushimeve të verës si dhe këto kohë kanë shijuar ndeshjet e Kampionatit Europian nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Top Channel