‘Fajdexhiu’ tregon se në cilin qytet merren më shumë fajde: Mashtruesit profesionistë ndodhen në lokale luksoze, rrinë…

29/06/2021 13:39

Fajdet vazhdojnë të jenë fenomen aktual në Shqipëri, ndërkohë që janë rritur denoncimet për persona që marrin para borxh dhe nuk i kthejnë.

Një person, identiteti i të cilit mbeti anonim, rrëfeu për “Shqipëria live” si funksionon ‘zanati’ i fajdeve.
Në Shqipëri ndodh çdo gjë. Këtu vetëm burrat nuk lindin, çdo gjë tjetër bëhet. Fajdet funksionojnë më shumë me letër bakalli, se njerëzit kanë frikë të paraqiten te noteri. Kemi pasur gënjeshtarë plot dhe i kemi zgjidhur nëpërmjet prokurorisë”.

Sipas tij, në Durrës, ky fenomen është i përhapur më shumë se në çdo qytet tjetër.
Ka Durrësi dhe më pas Tirana. Mashtruesit profesionist ndodhen në lokale luksoze, rrinë në zonën e Myslym Shyrit sidomos dhe aty gjejnë njerëzit”.

Në jo pak raste, fajdet janë bërë shkak i vrasjeve në vendin tonë. Fajdexhinjtë kanë parë eleminimit e personit, si alternativë e vetme, pasi ai nuk i ka kthyer paratë.

Top Channel