‘Doktori i mrekullive’ i ka dhënë fund beqarisë! Aktori i njohur për rolin e tij në serialin televiziv turk ka kurorëzuar dashurinë me aktoren Ece Çeşmioğlu.

Me një ceremoni mjaft speciale dhe me numër të kufizuar të të ftuarve për shkak të pandemisë, çifti ka zhvilluar dasmën e tyre të veçantë.

Në Turqi është transmetuar episodi i fundit i serialit turk, që përfundoi me një dasmë, atë të Aliut dhe Nazllës, ku morën pjesë të gjithë personazhet.

Shkak për përfundimin e serialit, që theu rekorde shikueshmërie, është bërë aktori Taner Olmez, i cili është shprehur se duke qenë se ka patur peshën kryesore, është lodhur nga ky rol dhe nuk mund të vazhdojë më.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel