Do mbillte bimë narkotike në fshat, arrestohet 47-vjeçari në Mirditë (Emri)

29/06/2021 09:16
Foto ilustruese

Një 47-vjeçar është arrestuar në fshati Giz të Mirditës, pasi u kap duke mbjellë lëndë narkotike.

Nikë Gjini do të hetohet për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” nga Prokuroria e Lezhës.

Njoftimi i policisë:

Strukturat policore në DVP Lezhë, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të kultivimit të bimëve narkotike, pas informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Gziq, Mirditë, po kultivoheshin bimë narkotike, pas një hetimi disa javor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-N. Gj., 47 vjeç, banues në Mirditë.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës duke tentuar të kultivojë bimë narkotike në vendin e quajtur “Vau Shënkollë”, Njësia Administrative Rrëshen, Mirditë.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Top Channel