Burra, gra e fëmijë: Misteri i varkës me 20 emigrantë të vdekur!

29/06/2021 11:40

Trupat e pajetë të 20 emigrantëve, burra, gra e dy fëmijë janë gjetur në një varkë të mbetur në mëshirën e dallgëve pranë ishujve Turc and Caicos, në një rrugë detare që dihet mirë se përdoret rregullisht nga trafikantët.

Autoritetet locale përjashtojnë vrasjen, por ende nuk e kanë përcaktuar zyrtarisht shkakun e vdekjes dhe hetimet vazhdojnë. Mendohet se varka ka ardhur nga Karaibet e nuk ka pasur Turc e Caicos si destinacion final. Aktualisht po punohet për identifikimin e viktimave dhe për të saktësuar sesi kanë ndërruar jetë që të gjithë ata, diçka që për momentin duket e veshur me mister.

“Kjo është një punë që do të kërkojë kohë. Gjendemi përballë një situate tragjike ku shumë njerëz kanë humbur jetët e tyre. Ne do të bëjmë të pamundurën t`i identifikojmë dhe të komunikojmë me të afërmit”, thuhet në një deklaratë të policisë.

Ishujt në fjalë konsiderohen një magnet për haitianët të cilët përpiqen t`i shpëtojnë varfërisë, e kjo zonë përdoret rregullisht si vendkalimi nga trafikantët e qenieve njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA