I pyetur nëse pjesë e reformës në polici është dhe largimi i drejtorit të përgjithshëm të policisë Ardi Veliu, kryeministri Edi Rama mes rreshtash tha se JO.

Rama tha se nëse jo vetëm në vendin tonë, por dhe kudo në botë, do hiqeshin njerëz nga detyra për çdo rast atëherë s’do mbeteshin më njerëz për të komanduar në detyra.

Rama tha se duhet parë konteksti i gjësë dhe nuk duhet para vetëm disa raste të veçuara.

Rama: Hej zot i madh, nuk e di se si të shpjegoj që rastet konkrete shikohen në kontekst , nëse do të niseshim jo këtu, por dhe qeveritë e tjera do niseshin nga rastet për të heq njerëzit, s’do kishte mbet më njeri për në detyrë, policia jonë nuk është në asnjë situatë problematikë, vetëm në proces rritje dhe fuqizimi të mëtejshëm, s’ka asnjë problem më të madh se para këtyre ngjarjeve, kur gjërat dukeshin normale, dhe nëse i referohemi disa ngjarjeve që ka të bëjnë me ngrënien e kokave, dhe aty duhet të shohim reagimin e policisë, kapacitetin e zbardhjes dhe ndalimit të autorëve, s’ka krizë, kjo është fare e qartë, bazuar në fakte.

Puna e policisë nuk hidhet dot poshtë se ndodhën disa ngjarje tragjike, ku mësimet për tu nxjerrë ka të bëjë me se çfarë do bëjë secili përfshirë dhe policinë.

Ça të bëjë policia për dy fqinj që futen në sherr dhe përfundon në fatalitet. S’kam dal të heq përgjegjësinë nga askush, po jemi në një moment të rëndësishëm ekonomik të vendit, dhe një ngjarje dy apo tre janë arsye që të nxjerrim mësime.

Top Channel