500 euro secili drejt vendeve të BE-së/ Arrestohet 33-vjeçari që po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm

29/06/2021 10:24

Një 33-vjeçar është arrestuar në Korçë pasi po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm.

Autori D. Xh. banues në Peshkopi është kapur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë vendit të quajtur “Enkelana”.

Ai ishte nisur në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Opel”, me 4 emigrantët e paligjshëm, të cilëve  u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së kundrejt shpërblimit 500 euro për secilin.

Qarku Korçë

Vijon operacioni policor “Perimetri”.  U kap duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 1 shtetas. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në  bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Xh., 33 vjeç, banues në Peshkopi. Shërbimet e policisë rrugore, kanë kapur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, pranë vendit të quajtur “Enkelana”, shtetasin D. Xh., duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Opel”, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit 500 euro për secilin, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprime të mëtejshme hetimore.

Top Channel