Zyrtarisht në lidhje romantike me futbollistin e njohur, Eleni Foureira tregon gjithçka me pamjet e fundit (Fotot)

28/06/2021 14:04

Këngëtarja shqiptare me famë në Greqi, Eleni Foureira prej vitesh flitet se është në lidhje me futbollistin e njohur, Alberto Botia.

Ata madje vitin e kaluar u fotografuan së bashku me pushime, ndërsa shiheshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.

Ishte revista greke “Hello”, ajo e cila ka shpërndarë imazhet të cilat vërtetonin lidhjen e këngëtares shqiptare me futbollistin spanjoll.

Konfirmimin për lidhjen e tyre e ka bërë së fundmi edhe vet Eleni, me publikimin e një fotografie me të dashurin e saj para pasqyrës.

Vitin e kaluar, gazetari i njohur grek Aris Kavatzikis, i cili kishte gjurmuar lidhjen e tyre, ishte shprehur se ka pasur kriza më parë rreth çiftit, por që ata i kanë dhënë vetes një mundësi të dytë.

“Në një moment në revistën Hello ne kishim disa fotografi të Eleni që ishte me Alberton dhe kishim shumë kohë që i shikonim së bashku. Alberto kishte ardhur nga Arabia Saudite për ta parë, ne bëmë një lajm dhe e kishim kërkuar shumë dhe i vendosëm titullin se ata janë përsëri së bashku dhe kështu publikuam një lajm ekskluziv. Pastaj e kuptuam që ata të dy në atë kohë i kishin dhënë një shans të dytë njëri-tjetrit, sepse ishin larg për një kohë, por kur dy njerëz duan të jenë së bashku, unë mendoj se pengesat dhe distanca mund t’i kapërcejnë të gjitha dhe ne e kuptuam kur bisedonim me shumë njerëz që Eleni donte ta merrte lidhjen me shumë seriozitet. Ajo ishte e interesuar për karrierën e saj, por njëkohësisht edhe për jetën personale”, është shprehur gazetari Aris Kavatzikis.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel