Vaksinimi i hapur më 29-30 qershor, Manastirliu: Aplikoni në e-Albania për t’u vaksinuar nëse jeni +18 vjeç

28/06/2021 10:54

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që në datën 29 dhe 30 qershor të hapet vaksinimi për çdo person mbi 18 vjeç. Ata që duan të vaksinohen të martën dhe të mërkurën që vjen duhet të aplikojnë në portalin e-albania.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka informuar edhe një herë të gjithë qytetarët, të ciklët duan të marrin vaksinën anti-covid.

“Aplikoni në e-Albania për t’u vaksinuar nëse jeni +18 vjeç, më  29-30 qershor, të cilat do të jenë ditët e hapura të vaksinimit masiv. Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nesër dhe pasnesër, nga ora 08:00-20:00”, shkruan Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë ftoi qytetarët që janë mbi 18 vjeç, të aplikojnë në portalin e-Albania, për të rezervuar vaksinën antiCOVID dhe për ta kryer gjatë dy ditëve të hapura të vaksinimit masiv kudo në vend.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 930,126 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 389,436 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.

Top Channel