Tregtarët e Shëngjinit në protestë/ Bashkia Lezhë nuk u jep leje të shesin produkte në zonat e plazheve

28/06/2021 15:20

Tregtarët ambulant në Shëngjin që tregtojnë produktet e tyre në breg të detit kanë protestuar sot para Bashkisë së Lezhë, pasi kjo e fundit i ka larguar nga aty dhe nuk i lejon që te tregtojnë pasi nuk kanë asnjë leje përkatëse.

Ata bëjnë me dije se janë të gatshëm të paguajnë çdo lloj detyrimi ndaj bashkisë, pasi malli i tyre po ju shkon dëm.

Nënkryetari i bashkisë së Lezhës Ermal Paçaj tregon se këta tregtarë nuk do të lejohen të operojnë në breg të detit pasi paraqesin rrezikshmëri për pushuesit duke qene se tregtojnë produkte te cilat duhet të përdorin gaz

Janë rreth 100 tregtarë ambulant të cilët si të vetme mundësi për të siguruar te ardhura për familjet e tyre kanë tregtimin në zonat bregdetarë.

Top Channel