Qëlloi me pistoletë në ajër pas konfliktit me 2 persona në Drimadhes, shpallet në kërkim 28-vjeçari

28/06/2021 08:44

Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim pasi mbrëmjen e djeshme në Drimadhes,  gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me dy persona të tjerë.

Në kërkim është shpallur H.F., i cili u konfliktua me D.D. dhe O.T..

Nuk dihet nëse shkaku ka qenë banal apo për hapësirën e plazhit, pasi konkurrenca rritet në këtë sezon turistik, i cili vjen pas një periudhe të vështirë prej pandemisë.

Njoftimi i policisë DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin E. S., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë shpallja në kërkim e shtetasit H. F., 28 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Drimadhes,  gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar në ajër me armë (sportive) pistoletë dhe është konfliktuar fizikisht me shtetasit D. D. dhe O. T. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel