“Portierët e Zvicrës paraqiten me stil”/ Skuadra çudit tifozët duke u stërvitur me “syzet inteligjente”

28/06/2021 14:32

Shumë nga tifozët e Kampionatit Evropian 2020 u befasuan kur portierët e skuadrës së Zvicrës dolën në stërvitje me syze dielli, pasi nuk është diçka që shohin çdo ditë.

Ishte fillimisht faqja e UEFA Euro 2020 në Twitter që postoi fotografi dhe pastaj video me mbishkrimin “Portierët e Zvicrës paraqiten me stil”.

Por, prapa kësaj qëndron një shpjegim, dhe nuk është për tu dukur më bukur apo për t’u mbrojtur nga dielli i madh.

Sky Sport ka dhënë një shpjegim, duke treguar se këtë gjë ekipi zviceran e bën prej disa vitesh. Syzet janë prodhuar nga një kompani japoneze me qëllimin për të përmirësuar shikimin dhe reflekset.

Ato quhen “Stroble Glasses”, por shumë njerëz preferojnë ti quajnë ato “syze inteligjente”, pasi ato ‘komunikojnë’ me trurin e atij që i mban, duke stimuluar bebëzën dhe muskujt e syrit, por edhe parandalojnë përkeqësimin e korneas së tij.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel