“Na kanë ndryshuar vendqëndrimin”, taksistët e Sarandës hasin probleme me qytetarët

28/06/2021 13:32
Vendqëndrimi i taksive në Sarandë

Sërish Sindikata e Taksive në Sarandë ka raportuar për redaksinë e Top Channel problemin e vendqëndrimit të tyre.

Stacioni i qëndrimit të taksive në qytetin bregdetar është zhvendosur dhe kjo ka krijuar probleme me qytetarët, të cilët nuk kanë ku kalojnë.

Përmes Top Channel kërkohet që të zgjidhet si problem dhe të ketë një reagim nga ana e autoriteteve.

Nuk dihet se përse është ndryshuar vendqëndrimi i tyre, ndërsa shprehen se atje ishin shumë mirë.

 

Top Channel