Megan Fox festoi ‘Pride Month’ dhe me anë të një fotoje në Instagram ajo ka rikujtuar fansat se është një anëtare e komunitetit “LGBTQIA”.

Në foton e postuar shihet se thonjtë e Fox janë në ngjyrat e ylberit njëlloj si ikonat bashkëngjitur shkrimit. Aktorja ndihet krenare dhe fansat e kanë përkrahur.

“Vendosja e B në LGBTQIA për më shumë se dy dekada,” shkroi aktorja në Instagram.

Meghan Fox aktualisht është në një lidhje me Machine Gun Kelly, të cilët e pranuan marrëdhënien e tyre në verën e vitit 2020 pasi kishin xhiruar filmin “Midnight in the Switchgrass” së bashku.

Fox është në mes të një divorci nga Brian Austin Green, me të cilin ajo ndan tre fëmijë: Noah, 8, Bodhi, 7 dhe Journey, 4.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel