IKMT aksion në jug/ Pas prishjeve në Sarandë dhe Himarë, fadromat mbërrijnë në Orikum

28/06/2021 16:33

Pas aksionit nga IKMT në Sarandë dhe Himarë tashmw fadromat janë zhvendosur në Vlorë dhe konkretisht në Njësinë Administrative Orikum.

Mësohet se aksioni ka nisur me disa shtesa apo objekte të vogla pa leje, ndërsa do të vazhdojw edhe në ‘beach bare’ dhe hotele, të cilat janë në kundërshtim me ligjin apo pa leje.

Ende nuk ka një numër të saktë të objekteve që do të prishen, pasi mund të ketë ndryshuar statusi i pronës. Mësohet se aksioni do të jetë gjatë gjithë kohës, ndërsa po synohet që të gjendet gjuha me subjektet, të cilët janë të ndërgjegjshëm për t’i prishur ato vetë.

Sipas informacioneve, sot IKMT ka dorëzuar dhe disa shkresa njoftime, duke lënë afat për boshatisjen e objekteve deri në prishjen e tyre.

Top Channel